21 Prill 2025

Qeveria miraton shpronësimet për rrugën Milloshevë - Vushtrri

Prishtinë, 18 tetor - Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar edhe vendimin përfundimtar për shpronësimet shtesë të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit, të cilat janë të nevojshme për realizimin e projektit me interes publik ndërtimi i Rrugës Nacionale N2 Prishtinë-Mitrovicë, Segmenti Milloshevë-Vushtrri, Zona Kadastrale Milloshevë, Komuna Obiliq.

Kryeministri Isa Mustafa, tha se duhet të merren të gjitha masat që pas këtyre vendimeve pronat pastaj të regjistrohen në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, duke theksuar faktin se

po mbesin ende të pa regjistruara dhe mund të shfrytëzohen nga pronarët për destinime tjera.

“Unë kam informata se jemi shumë më efikas në këtë fushë, por domosdoshmërish në qoftë se duhet ndonjë rregullore ta ndryshojmë, në mënyrë që të mos lëmë hapësirë që prej momentit që ne marrim vendime, ato prona pastaj të mos kalojnë në pronësi të Qeverisë, përkatësisht të institucioneve, në këtë rast të Ministrisë së Infrastrukturës ose të institucioneve tjera për qëllimin e të cilave bëhet edhe shpronësimi përfundimtar”, tha kryeministri Mustafa.

Pas shqyrtimit, kabineti qeveritar ka miratuar edhe koncept dokumentin për fushën e Metrologjisë. Qëllimi i miratimit të këtij dokumenti bëhet për ndryshimin e politikës ekzistuese dhe avancimin e kësaj fushe në përputhje me politikat dhe direktivat evropiane të metrologjisë.

U aprovua edhe vendimi për ndarjen e mjeteve financiare për mbulimin e shpenzimeve të sigurisë dhe nevojave tjera emergjente të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Aeroporti i Gjakovës”, SH.A. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)