29 Dhjetor 2024

Qeveria miraton Projektligjin për Automjetet

Prishtinë, 23 nëntor - Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Republikës së Kosovës është miratuar Projektligji për Automjetet.

 Me këtë ligj përcaktohen kushtet bazë të pajisjeve dhe instalimeve, të cilat duhet t’i kenë mjetet, dimensionet, masa më e madhe e lejuar dhe ngarkesa boshtore e mjetit, si dhe kushte, të cilat duhet t’i plotësojë mjeti në komunikacion, kushtet për importim, kontrollimi teknik, regjistrimi i tyre dhe çështje tjera, si trajtimi i automjeteve të aksidentuara dhe atyre që kanë dal jashtë përdorimit.

Ky Projektligji është në përputhje të plotë me vendimin e Qeverisë së Kosovës për eliminimin e të gjitha barrierave që pengojnë hyrjen e subjekteve të reja në treg dhe në mënyrë shprehimore përcakton obligimin për licencimin e më shumë subjekteve në secilën fushë që mbulon ky projektligj.

Në fjalën e tij në mbledhjen e Qeverisë, ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, tha se fushëveprimi ligjor i automjeteve është i rregulluar me Ligjin për Siguri në Komunikacionin Rrugor.

“Duke i pasur parasysh praktikat e vendeve të tjera të BE-së, ky ligj është ndarë në tri ligje: Ligji për Patent shofer dhe Ligji për Rregullat në Trafikun Rrugor, të cilat tanimë janë miratuar edhe nga Parlamenti i Kosovës, kurse Projektligji për Automjete e kompleton këtë pako të ligjeve.\"

\"Me këtë ligj përcaktohen kushtet bazë të pajisjeve dhe instalimeve, të cilat duhen t’i kenë mjetet, dimensionet, masa më e madhe e lejuar dhe ngarkesa boshtore e mjetit, si dhe kushtet, të cilat duhet t’i plotësojë mjeti në komunikacion, kushtet për importim, kontrollimi teknik i automjeteve, regjistrimi i automjeteve dhe çështje të tjera”, tha ministri Zharku.

Ministri Zharku theksoi rëndësinë e veçantë që i është kushtuar sigurisë në komunikacion dhe mbrojtjes së ambientit me këtë ligj.

“Në kuadër të kësaj është paraparë kontrollimi teknik mobil, si shërbim shtesë mbi kontrollin e rregullt dhe periodik të automjeteve pjesëmarrëse në komunikacion dhe njëherit do të rritet monitorimi ndaj kualitetit të shërbimeve, të cilat i ofrojnë qendrat e kontrollimit teknik.

Sa i përket licencimit, për herë të parë në vendin tonë projektligji propozon licenca të përhershme për kontrolla teknike por me kusht që gjatë gjithë kohës t’i përmbushin kushtet e parapara me ligj”, tha ministri Zharku. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)