06 Janar 2025

Qeveria miraton koncept dokumentin per Transportin Rrugor

Prishtinë, 24 qershor - E drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e rregullt, në të cilën ka miratuar koncept dokumentin per Transportin Rrugor, dhe ka trajtuar vendimin për masën lidhur me materialet ndërtimore nga argjila.

Vendimi i parë, të cilin e ka miratuar kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme, është aprovimi i Koncept dokumentit për hartimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Transportin Rrugor.

Ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për transportin rrugor vjen si rezultat i harmonizimit të legjislacionit të Kosovës që rregullon fushën e transportit rrugor me legjislacionin e Bashkimit Evropian.

Këto plotësime dhe ndryshime të Ligjit aktual do të kontribuojnë në modernizimin e shërbimeve të transportit rrugor të udhëtarëve dhe mallrave në Kosovë dhe në interes të konsumatorëve të këtyre shërbimeve.

Kabineti qeveritar ka shqyrtuar dhe ka aprovuar dhënien e mbështetjes për zbatim nga Dogana të vendimit që ka marrë Ministria e Tregtisë dhe Industrisë për marrjen e masës në importe për material ndërtimor nga argjila.

Kryeministri Isa Mustafa foli edhe për çështjen e koordinatorit të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), e cila, siç u shpreh kryeministri, ka filluar të politizohet pas një vlerësimi që ka dhënë Agjencioni Anti Korrupsion.

“Ne do të marrim vendim në Qeveri karshi kësaj. Askush nuk ka pasur qëllim që të politizohet, sepse ne kemi diskutuar me partnerët tanë ndërkombëtar, edhe me MCC-në, edhe me Ambasadën Amerikane, dhe me USAID-in në gjithë këtë proces dhe krejt procesi është zhvilluar në pajtim dhe harmoni të plotë të gjitha këtyre palëve. Mirëpo, ne i respektojmë interpretimet ligjore dhe unë do të konsultohem edhe me zëvendëskryeministrat edhe me partnerët tanë, në mënyrë që në mbledhjen e ardhshme ne të marrim vendim në Qeveri se si do të gjendet zgjidhja për t’u harmonizuar krejt kjo me interpretimin që e ka dhënë Agjencioni”, tha kryeministri Mustafa.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)