23 Dhjetor 2024

Qeveria ia anulon bonuset e PTK-së

Prishtinë, 20 dhjetor - Punëtoret e ndërmarrjeve publike të cilat subvencionohen nga Qeveria e Kovës nuk do të mund të ndajnë bonuse për punëtoret e tyre.

Bonusen e parapara për fundvit nga PTK-ja për punëtorët e saj janë anuluar të enjten nga Grupi i ministrave të cilët monitorojnë këto ndërmarrjen.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj tha gjatë konferencës së fundvitit se vendimi i PTK-së për të ndarë bonuse nuk do të ipmlementohet pasi që nuk është pyetur Qeveria.

Sipas Beqajt, ndërmarrjet publike të cilat subvencionohen nga Qeveria e Kosovës, nuk kanë të drejt të ndajnë bonuse për punëtoret e tyre me përjashtim të ndërmarrjeve të cilat kanë përformancë të mirë, por që, sipas tij, edhe ato duhet ta bëjnë kërkesë paraprakisht.

Ministri i MZHE-së ka folur edhe për pagat e larta të menaxherve të ndërmarrjeve publike për të cilat ka thënë se do të shqyrtohen së bashku me pagesat që bëhen për anëtarët e bordeve.

Ministri Beqaj ka vlerësuar në konferencën për fundvit si të drejt vendimin për tu mos privatizuar PTK-ja vitin e kaluar e për të cilin ka thënë se është duke vazhduar sikur edhe projekti i stërzgjatur i Kosovës së Re. Ai po ashtu tha se besojnë se rritja ekonomike do të jetë rreth 4 për qind edhe në vitin e ardhshëm. /Telegrafi/


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)