22 Dhjetor 2024

Qeveria hoqi kufizimet kohore për fluturimet nga ANP “Adem Jashari”

Prishtinë 14 gusht - Kryeministri Avdullah Hoti, në pajtim Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka thirrur mbledhjen korresponduese të 25-tën me radhë, në të cilën është miratuar plotësim ndryshimi i Vendimit të Qeverisë të datës 5 korrik.

Pika 1 e vendimit të Qeverisë të datës 5 korrik 2020 fjalia (Fluturimet në ANP “Adem Jashari” do të organizohen në intervale prej 45 minutave ndërmjet aterrimeve) zëvendësohet me tekstin si në vijim: “Fluturimet në ANP “Adem Jashari” do të organizohen pa kufizime në numrin e fluturimeve”.

Në propozimin e Ministrisë së Infrastrukturës thuhet se Qeveria e Republikës se Kosovës, me qëllim të normalizimin të trafikut ajror, kishte marrë vendim për hapje graduale të trafikut ajror, duke  hapur fillimisht trafikun vetëm për linja të rregullta.

Ky vendim është plotësuar me vendimin e datës 5. 7. 2020, sipas të cilit fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” bëhen në intervale 45-minutëshe ndërmjet aterrimeve.

Ministria e Infrastrukturës sipas kërkesës së Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” dhe në konsultim me Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës, duke marrë parasysh zotimin e palëve se do të ndërmarrin masa shtesë për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, si dhe duke zbatuar rekomandimet e OBSH, ICAO dhe ECDC, ka vlerësuar se mund të hiqen kufizimet prej 45 minutash ndërmjet aterrimeve dhe të vazhdohen operimet pa kufizime në numrin e fluturimeve, por me masa të shtuara që do të implementohet nga Aeroportit Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” dhe do të monitorohet nga Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës dhe autoritetet e tjera relevante.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)