23 Dhjetor 2024

Qeveria e Kosovës ultimatum për heqjen e targave serbe

Prishtinë, 8 prill - Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) është e vendosur që nga 1 qershori i këtij viti më nuk do të ketë shtyrje të afatit për ata që i përdorin targat ilegale të automjeteve, të lëshuara nga Serbia.

Madje, MPB paralajmëron të gjithë ata qytetarë që nëse nuk i largojnë këto targa nga automjetet e tyre dhe i rezistojnë heqjes së tyre, do të arrestohen.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Ismet Ibishi u shpreh se data 1 qershor është afati i fundit dhe pas kësaj date pa asnjë diskutim do të nis konfiskimi i të gjitha targave të tilla, që vazhdojnë të përdoren nga qytetarët serbe. 


Ndërkaq Policia e Kosovës ka nisur aksionin për konfiskimin e targave të Serbisë të leshuara për Komunat e Kosovës.

Zëdhenësi i policisë, Baki Kelani konfirmoi se policia është në zbatim e siper të një vendimi të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës për konfiskimin e këtyre targave.

Ai nuk dha ndonjë shifer konkrete, por tha se në javen që shkoi policia në momentin që ka hasur  automjete me targa të shtetit serb i ka konfiskuar ato. Kjo sipas tij po bëhët në të gjitha rajonet pa perjashtim.

Kosova ka filluar prodhimin e targave të veta me mbishkrimin RKS, mirëpo një pjesë e komunitetit serb vazhdon t’i refuzojë ato dhe përdorin targat të cilat i lëshon Serbia me mbishkrimet komunale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)