Qeveria e gatshme të ofrojë mbështetje për trafikun ajror
Ministri Zharku, fillimisht, e uroi Nuredinin në pozitën e drejtorit si dhe dy zëvendësit e tij Bujar Ejupi dhe Ersen Shileku, për përzgjedhjen e tyre si zëvendësdrejtorë.
Ministri Zharku u shpreh se Qeveria e Kosovës është e gatshme të ofrojë mbështetje për të përmbushur objektivat e qarkullimit të përgjithshëm të trafikut ajror në territorin e Kosovës.
Me theks të veçantë është diskutuar normalizimi i hapsirës së ulët ajrore dhe përgatitja e marrjes nën kontroll të hapsirës së lartë ajrore në prill të vitit 2019, e cila për momentin menaxhohet nga Hungarian Control.
Ndërsa, drejtori Nuredini theksoi se Agjensia për Navigimin Ajror është e përkushtuar për operimin e sigurt të sistemit të navigimit ajror të Republikës së Kosovës.
Agjensia e Shërbimit të Navigimit Ajror, do të veprojë në pajtim me politikat, legjislacionin, standardet dhe marrëveshjet ndërkombëtare të zbatueshme për aviacionin civil në Republikën e Kosovës si dhe në përputhje me standardet dhe praktikat e rekomanduara të ONAC mbi shërbimet e navigimit ajror, vlerësoi Nuredini.