Qeveria bën thirrje të shtohen masat e sigurisë në komunikacion

Prishtinë, 23 korrik - Qeveria e Republikës së Kosovës është e shqetësuar me aksidentet e fundit në komunikacion të cilat po përfundojnë me humbjen e jetës së qytetarëve.
Qeveria e Kosovës u bënë thirrje të gjitha institucioneve vendore dhe akterëve që kanë rol dhe ndikim në sensibilizimin e pjesëmarrësve në trafikun rrugor, veçanërisht Policisë së Kosovës që të ndërmarrin hapat e duhur, të shtojnë masat e sigurisë në komunikacion.
Qeveria e Kosovës u bënë apel të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes dhe të jenë vigjilent në respektimin e rregullave të komunikacionit, në mënyrë që të evitohen aksidentet të cilat po përfundojnë me fatalitet.