Qerimi më shumë në avion se në zyrë
Prishtinë, 12 mars - Ngado që shkon e bën nga një check in. Kryeshefi ekzekutiv i PTK-së, Ejup Qerimi e ka mbushur faqen e tij në rrjetin social facebook me shenja se ku ka qenë.
Bashkë me të, jashtë Kosovës, është edhe kryetari i Bordit të PTK-së, Rexhë Gjonbalaj, drejtori i Valës - Valon Zhuniqi, anëtari i bordit Nuhi Ahmeti dhe 11 zyrtarë tjerë të kësaj ndërmarrjeje.
Jo të gjithë janë në të njëjtin mision por të gjithë kanë krijuar mbi 50 mijë euro shpenzime për një javë, shkruan gazeta Tribuna.
Qerimi është në një trajnim për faturim bashkë me disa vartës të tij, ndërsa përfaqësuesit e bordit po marrin pjesë në një konferencë që po mbahet në SHBA. Megjithatë, këta nuk janë të vetmit që e kanë lënë Kosovën këto ditë.
Drejtori i Telekomit të Kosovës dhe Zëvendës drejtori i Valës gjithashtu po qëndrojnë në një vizitë zyrtare në Gjermani, për të cilën do të shpërblehen me nga 250 euro në ditë.