24 Dhjetor 2024

Qerimi lyp edhe 1 milion euro bonuse

Prishtinë, 30 korrik - Ejup Qerimi, kryeshef i Postës dhe Telekomit të Kosovës (PTK) po kërkon nga Qeveria edhe 1 milion euro bonuse për menaxhim të suksesshëm të kompanisë gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit që lamë pas.

Qerimi, por edhe të gjithë punëtorët tjerë në fund të vitit që lamë pas së bashku me pagat, kishin marrë edhe gjysmën e bonusit, për pjesën e parë të vitit 2012.

Mirëpo, një veprim i tillë i kryeshefit ishte konsideruar si ilegal nga Ministra e Zhvillimit Ekonomik (MZHE), e cila është pronare e aseteve të Ndërmarrjeve Publike (NP) në vend.

Burime të besueshme të gazetës “Zëri” brenda PTK-së, bëjnë të ditur se kryeshefi i është drejtuar me kërkesë MZHE-së për bonuset. Por, deri më tash nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

“Kërkesa për bonuset është e palogjikshme. Ai po kërkon bonuse për vitin 2012, më shumë se 2.5 milionë euro. Ndërkaq, gjatë këtij viti PTK-ja ka pasur një rënie të të hyrave për 4.5 milionë euro. Në këtë rast menaxhmenti është dashur të sanksionohet e jo të shpërblehet me para të gatshme”, bën të ditur burimi i gazetës.

Në anën tjetër, zyrtarë të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik edhe më tutje kërkesën aktuale, por edhe shpërndarjen që ka ndodhur gjatë vitit 2012 e konsiderojnë si ilegale.

Sipas tyre, vendimin e Bordit të PTK mbi bonuset e gjashtëmujorit të parë të vitit 2012, e ka anuluar Këshilli i ministrave për Ndërmarrje Publike me një vendim të nënshkruar nga ish-ministri i MZHE-së, Besim Beqaj, në cilësinë e Komisionit te Ministrave dhe i njëjti i është dërguar Bordit.

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)