Qendra e Regjistrimit të Automjeteve në Podujevë pezullon punën
Prishtinë, 3 gusht - Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia e Regjistrimit Civil, ka njoftuar qytetarët e Republikës së Kosovës, se në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve në Podujevë një zyrtar i kësaj qendre ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Për shkak të rrezikut nga përhapja e COVID-19, është marr vendim që Qendra për Regjistrimin e Automjeteve dhe Qendra për pajisje me Dokumente në Podujevë të pezullojnë ofrimin e shërbimeve me palë.
Deri në njoftimin tjetër, të gjitha shërbimet e Regjistrimit të Automjeteve do të bëhen në Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve të rajonit 01 në komunat: Prishtinë, Fushë-Kosovë, Obiliq, Graçanicë, Lipjan dhe Drenas.
Po ashtu, aplikimet e rasteve për pajisje me dokumente mund të bëhen nëpër Qendrat për Pajisje me Dokumente të komunave më të afërta. Me përjashtim të rasteve mjekësore dhe tërheqjes së dokumenteve të gatshme të cilat vazhdojnë të kryhen në QPD-në Podujevë.