04 Maj 2025

Qasje të shpejtë në të dhëna nga regjistrat pronësorë

Prishtinë, 20 gusht - “Qasja e shpejtë në të dhëna nga regjistrat pronësorë, për institucionet publike do të ndikonte pozitivisht në ofrimin e shërbimeve të shpejta, kualitative dhe në kohë reale për qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës”, ishte një nga konkludimet kryesore që doli nga takimi me temë “Trajtimi i mundësive për qasje në regjistrat pronësorë përmes Sistemit të Informacioneve Kadastrale për Tokën në Kosovë”.

Ky takim u organizua nga Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK) që është edhe institucion kompetent për mirëmbajtjen e regjistrave pronësorë, ndërsa pas prezantimit të përgjithshëm të aktiviteteve të AKK-së, si dhe prezantimi specifik të shërbimeve për mirëmbajtjen e të dhënave pronësore, tekstuale dhe grafike, bërë nga Kryeshefi i AKK-së Prof. Dr. Murat Meha përfaqësuesit e institucioneve publike diskutuan mbi nevojat për një qasje të tillë, u dha arsyeshmëria për këtë gjë, dhe u diskutua legjislacioni mbi të cilin do të mund të merrej një vendim i tillë për qasje.

Sa i përket aspektit teknik, në takim u tha që  apliakcionet e administruara nga AKK-ja, Gjeoportali Shtetërorë dhe Sistemi i Informacioneve Kadastrale për Tokën në Kosovë (SIKTK), mundësojnë që institucionet tu qasen të dhënave pronësore, por është legjislacioni që duhet konsultuar, me qëllim që një proces i tillë të jetë në pajtueshmëri me ligjet në fuqi.  

Një kapitull i veçantë i diskutimeve ishte edhe mbrojtja e të dhënave personale, pasi që AKK kërkon garanci që një gjë e tillë, pra mundësimi i qasjes në informacione të nxjerra nga regjistrat pronësorë nuk do të dëmtonte as privatësinë, as interesat komerciale të kujdo qoftë.

Z. Mentor Hoxhaj, Mbikëqyrës Shtetëror nga Agjencia Shtetërorë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, u zotua që do të trajtojnë çështjen e dhënies së qasjes në regjistra pronësorë insitutcioneve publike, dhe pas analizimit të legjislacionit do të dalin me një rekomandim zyrtarë.

Në takim morrën pjesë përfaqësues nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, Ministria e Infrastrukturës, Agjencia Kosovare e Privatizimit, Drejtoria e Tatimit në Pronë pranë MeF,  Oda e Noterëve, Agjencia e Pyjeve në MBPZHR, etj.  

Palët u dakorduan që takime të tilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen, krejt me qëllim të ngritjes së shkallës së kualitetit dhe shpejtësisë në ofrim të shërbimeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)