22 Dhjetor 2024

Qarkullimi Kosovё - Shqipёri “pa ndalesё pa kontrollё”

Prishtinë, 8 korrik - Partia Nacionale Demokratike Shqiptare (PNDSh) beson se janë arritur kushtet që qarkullimi i aktualizuar rishtazi në kufirin Shqipëri - Kosovë sipas praktikës “një ndalesë një kontroll” të aplikohet jo vetëm në periudhën e sezonit veror, por kjo marrëveshje në të ardhmen, në periudhën e sezonit veror turistik, të mos ekzistoj as edhe si praktika e deritashme “një ndalesë një kontroll”, por të aplikohet parimi i ri “pa ndalesë dhe pa kontroll”.

\"Konsiderojmë se nuk mund dhe nuk duhet të presim që dikush tjetёr të vijë e të na e lehtësoj dhe liberalizoj deri në maksimum këtë kufi artificial që e kemi me Shqipërinë.\"

Përkundër të gjitha pengesave që mund të paraqiten, ato nuk janë të pakalueshme, as nuk mund të sjellin efekte negative qoftë edhe anësore, prandaj kërkohet vetëm përkushtim i mirë në këtë drejtim, që sa më parë, praktika aktuale për sezonin veror “një ndalesë një kontroll” të jetë aktive pandalshëm dhe ajo të bëhet premisë që gradualisht por shpejtë të arrihet deri tek vendimi përfundimtar që të mos ketë kurrfarë ndalesa ndërkufitare ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)