23 Dhjetor 2024

Purorohet rruga e asfatuar e fshatit Kotlinë të Kaçanikut

Kaçanik, 3 dhjetor - Ministri i Infrastrukturës Fehmi Mujota i shoqëruar nga kryetari i Kaçanikut Xhabi Zharku, përuroi rrugën  re të asfaltuar të fshatit Kotlinë e Epërme të Kaçanikut.

\"Ne kemi bërë të mundur që të asfaltojmë rrugën e këtij fshati. Kur Kosova kishte nevojë për mobilizimin e këtyre banorëve ata ishin të gatshëm që të ofronin atë që e kërkonte vendi të gjithë në shërbim dhe kontribut për lirinë e vendit tonë. Sot Kotlina e pritjeve dhe përcjelljeve të mëdha, Kotlina e strehimeve të shumta të atyre që kontribuan për lirinë e Kosovës, e mobilizimit, e ushtrisë së vendit, e ka merituar një projekt të tillë.\"

\"Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Infrastrukturës kanë bërë atë që është dashur ta bëjmë për banorët e kësaj ane“ tha ministri Mujota.

Ministri Mujota gjithashti shtoi se ne ndihemi mirë që kemi pasur mundësinë që sadopak banorët e kësaj ane ta gëzojnë të mirën e lirisë, dhe njëherë e përgjithëmonë ta hjekim atë se banorët e kësaj ane do të shpërngulen nga kjo anë. „ Tani janë krijuar kushtet që banorët e këtij fshati të qëndrojnë këtu, ndërsa për ata që kanë lëshuar vendbanimin e tyre të kthen dhe të vazhdojnë jetën e tyre“ shtoi Mujota.

Ministri Mujota i uroi të gjithë që ta gëzojnë këtë rrugë, dhe shumë rrugë të tjera për të cilat Qeveria e Republikës së Kosovës, ka investuar po invetston dhe do të investojë edhe në të ardhmen.

Ndërsa, Xhabir Zharku, kryetar i Kaçanikut, ka falenderuar Qeverinë e Kosovës dhe Ministrinë e Infrastrukturës, si dhe ministrin Mujota për asfaltimin e kësaj rruge si dhe për projektet tjera të cilat janë duke u realizuar në këtë komunë.

Rruga e sapo asfaltuar, e Kotlinës, e cila ka një gjatësi prej 7.5 kilometra ka kushtuar rreth 1 milionë euro.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)