23 Dhjetor 2024

Puntorët e PTK-së të pangopur, kërkojnë bonuse

Prishtinë, 28 dhjetor - Punëtoret e Postë Telekomit të Kosovës edhe pse marrin paga shumëfish me të larta se nënpunësit tjerë zyrtar, siç duket nuk ju dalin ato paga kërkojn edhe bonuse.

Kryesia e Sindikatës Profesionale e Postës së Kosovës ka njoftuar se ka bërë mbylljen e zyrave dhe nuk do të shesë mbushje telefonike të Vala-s, kjo ka ndodhur për shkak të mosdhënies së bonuseve edhe për ketë pjesë të punëtorëve.

Kryesia e Sindikatës Profesionale e Punëtorëve të Postës së Kosovës, ka thënë se kjo masë është marrë edhe me qëllim të ndërprerjes së diskriminimit të të drejtave të tyre si punëtorë të PTK-së deri më 31 korrik 2012, siç kanë thënë ata, duke u detyruar të ndërmarrim të gjitha masat ligjore sindikale konfrom të drejtave të punonjësve sipas ligjeve në fuqi për realizimin e të drejtave të punëtoreve.

“Ne emër të përfaqësimit të drejtave të gjithë punonjësve të diskriminuar SPP , FS e PTK nuk është përgjegjëse, për destabilizimin e procesit të punës, andaj masat e vetme për ndërgjegjësimin e dhe eliminimin e vendimeve të gabuara të paligjshme të Menaxhmentit të PTK-së, prej sot më 27.12.2012 ora 15:00 do të jenë ndërprerja e punës, mbyllja e zyrave të shitjes, ku për dëmet financiare përgjegjësia dirket bie mbi shkaktarët e diskriminimit të punëtorëve e që janë menaxhmenti i PTK-së”, theksohet në komunikatën e kësaj sindikate.

SPP gjithashtu është në pajtim dhe mbështet qëndrimin e Federatës Sindikale të PTK-së, kundër vendimit të aksionarit për anulimin e vendimit të Bordit të Drejtoreve të PTK-së për bonuset e punëtorëve, për moskthimin e bonuesve, por gjithashtu do të mbështet masat e saj sindikale për të drejtat e të gjithë punëtorëve të PTK-së.

“SPP edhe njëherë iu bën thirrje të gjithë anëtarëve të saj, dhe Federatës Sindikale të PTK-së që të protestojmë dhe përdorim të gjitha masat sindikale përfshirë edhe bllokimin e procesit të punës prej sot duke filluar nga ora 15:00 deri në realizimin e kërkesave të punëtorëve të kompanive tona, pasi që e vetmja rruge ligjore është realizimi i të drejtës se bonusit edhe për punëtorët e PTK-së deri më 31 korrik 2012, e që tash janë punëtorë të njësisë së ndarë Posta e Kosovës”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)