Punonjësit e metrosë së Londrës futen në grevë
Londër, 5 shkurt - Për shkak të mbylljes së pikave të shitjes së biletave në metrotë e Londrës, punonjësit e këtij sektori janë futur në grevë 48 orëshe.
Greva ka shkaktuar mbylljen e disa stacioneve të metrosë, ndërkohë që në disa linja është bllokuar qarkullimi i metrosë.
Vlen të theksohet se greva e punonjësve të metrosë është organizuar nga sindikatat RMT dhe TSSI.