Punonjësit e Metro-s në Londër hyjnë në grevë
Londër, 29 prill - Punonjësit e kompanisë së Metro-s në Londër të hënë në mbrëmje kanë hyrë në grevë në shenjë proteste kundër zvogëlimit të numrit të punonjësve të kësaj kompanie.
Unioni i Sindikatave të Punonjësve të transportit hekurudhor dhe detar të Anglisë ka bërë të ditur se kjo grevë do të zgjasë 48 orë.