27 Dhjetor 2024

Punonjësit e dy aeroporteve në Berlin nisën një grevë

Berlin, 14 mars - Punonjësit e dy aeroporteve të Berlinit nisën një grevë të re, duke përshkallëzuar veprimet e tyre mbi përplasjen për pagat, që ka çuar në anulimin e qindra fluturimeve.

Sindikata "Verdi" tha se greva e punonjësve të aeroportit "Tegel" dhe "Schoenefeld" mund të zgjasë deri mëngjesin e së mërkurës.

Kjo është greva e dytë brenda harkut kohor prej katër ditësh.

Sindikata kërkon një rritje pagash për stafin 12 euro në orë ose rreth 13 dollarë amerikanë nga 11 euro që është aktualisht.

Negociatori Enrico Ruemke tha se punëdhënësit nuk iu përgjigjën grevës së parë.

\"Pas grevës sonë të parë punëdhënësit nuk reaguan fare. Prandaj u futëm prapë në grevë. Kërkojmë që punëdhënësi të vendosë një ofertë të negociueshme në tavolinë.\" 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)