21 Dhjetor 2024

Punonjësit e "Brussels Airlines" hyjnë në grevë, anulohen shumë fluturime

Bruksel, 21 dhjetor - Punonjësit e "Brussels Airlines", kompanisë kryesore ajrore transportuese të Belgjikës kanë hyrë në grevë me kërkesën për përmirësimin e kushteve të punës.

Punonjësit e "Brussels Airlines", përfshirë pilotët dhe ekuipazhet e kabinës filluan një grevë 24 orëshe me thirrjen e bërë nga sindikatat e ndryshme të punëtorëve.

Për shkak të grevës e cila zhvillohet në fillim të pushimeve të Krishtlindjeve, një prej periudhave më intensive të vitit, janë anuluar gjysma e mbi 100 fluturimeve të planifikuara për t'u realizuar nga aeroporti i Brukselit.

Në një deklaratë të përbashkët nga sindikatat lidhur me grevën thuhet se administrata e "Brussels Airlines" nuk respekton periudhat e pushimit të punonjësve, prish balancën e punës dhe jetesës dhe që planifikimet e fluturimeve janë shumë të vështira.

"Kushtet e punës duhet të përmirësohen menjëherë", thuhet në deklaratën në të cilën bëhet e ditur se pavarësisht sakrificave që punonjësit kanë treguar për shkak të pandemisë së COVID-19, administrata nuk vepron në përputhje me marrëveshjen dhe vazhdon largimet nga puna dhe shkurtimet e pagave.

"Brussels Airlines" filloi të përballet me probleme financiare për shkak të pandemisë. Aviokompania ka marrë mbështetje financiare nga qeveria e Belgjikës dhe ajo ka njoftuar se do të ulë numrin e flotës dhe të punonjësve.

E lidhur me "Lufthansa Group", aviokompania "Brussels Airlines" ka rreth 3.300 punonjës dhe 38 avionë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)