Punonjësit e aeroprteve të Gjermanisë kërkojnë rritje të pagave

Berlin, 27 mars - Me kërkesën për rritjen e pagës, punonjësit e aeroporteve në Gjermani janë futur në grevë urie.
Sipas agjencisë Fars të lajmeve sindikatat Ver.di, që është sindikata më e njohur e punëtorëve në Gjermani, njoftoi për organizimin e grevës në Frankfurt, Munih, Ben, Dyseldorf, Hamburg, Hanuver dhe Shtutgard.
Greva ka nisur në orën 3:30 sipas orës lokale ndërkohë që kompania ajrore Lufthansa ka njoftuar për mundësinë e problematikës në programin e fluturimeve të saj.
Punonjësit e këtij sektori kërkojnë rritje prej 3.5% të rrogës.