23 Dhjetor 2024

Punëtorëve të Postës iu zvogëluan pagat

Prishtinë, 22 mars - Gradat e punëtorëve të Postës së Kosovës kanë ndryshuar, bashkë me pagat e tyre. Këto lëvizje nuk kanë qenë të mirëseardhura për të gjithë punëtorët. Si rezultat i kësaj nga 927 punëtorë sa ka Posta e Kosovës, 83 prej tyre iu është zbritur paga.

Zyrtarë të Postës kanë thënë se harmonizimi i gradave ishte pjesë e Biznes- Planit të aprovuar nga Bordi i Drejtorëve të Postës së Kosovës.

Njëri nga punëtorët i cili ka dashur që të mbetet anonim për shkak të rrezikut me largim nga puna, ka thënë se nuk ka marrë asnjë paralajmërim vetëm kur ka parë se në pagën e tij mungojnë një pjesë e të hollave.

“Pagën e fundit e kemi marrë me zbritje 130 euro më pak, nuk na kanë dhënë asnjë arsyetim se përse. Mirëpo, unë e kam pasur koeficientin 9 e ma kanë zbritur në 7”, ka thënë ai.

Një tjetër punëtor i cili punon në njërën nga lokalitetet e Postës në Gjakovë, ka thënë se edhe ai këtë muaj ka marrë pagën me zbritje.

“Edhe ne nuk e dimë arsyetimin e zbritjes së pagave. Këtë muaj i kemi marrë me zbritje, nuk kemi pasur paralajmërim fare, 130 euro nuk janë pak që të zbriten në rrogë dhe pa asnjë shpjegim. Nuk e di se si duhet të veprojmë më tutje”, ka thënë ai.

Argjira Grapci, zëdhënëse e PK-së, ka thënë se ky vendim u përpilua në atë formë që postierët, higjenistët, punëtorët ndihmës, kartuesit, punëtorët e sporteleve, këmbyesit, shtëpiakët, vozitësit, zyrtaret, etj (punëtorët me grada më të ulëta) të harmonizohen gradat, ndërsa sipas saj, pagat e tyre të mos zbriten.

Më anë të këtij vendimi, sipas saj, në zbritje të pagave kanë hyrë niveli i lartë menaxherial e zbritja e pagave e deri te zyrtarët më të lartë të PK-së.

“Në këtë vendim i cili pati përkrahjen e plotë të menaxhmentit të PK-së, u vendos që të zbriten pagat dhe atë në përputhje me koeficient, pra sa më e lart grada - zbritja e rrogës të rezultojë më e madhe”, ka thënë Grapci.

“Nga kjo shihet qarte se menaxhmenti i Postës së Kosovës, është i përkushtuar që secili punonjës i PK-së të përmbushë detyrat e punës, konform përgjegjësive të pozitave të punës, kontratave të marrëdhënies së punës dhe rregulloreve të brendshme”, ka thënë ajo.

Ai i cili mbron të drejtat e punëtorëve, Gazmend Isufi, kryesindikalisti i punëtorëve të Postës e ka quajtur punë të mirë nga ana e drejtuesve të postës, pasi që sipas tij, deri më tani në PK nuk ka ditur kush çka punon.

“Kjo është një gjë e mirë, sepse deri më tani shumë punëtorë të Postës nuk e kanë ditur as çfarë punojnë as ku janë.

Nga ky proces kanë përfituar shumica e punëtorëve, mbi 70 për qind e tyre”, ka thënë ai. Isufi këto ndryshime në PK nuk ka hezituar t’i quajë moment historik.

“Ky është moment historik për këtë ndërmarrje. Kryeshefi Sejdi Hoxha ka bërë punë të mirë për këta punëtorë që ka vite që disa prej tyre nuk ka pasur as kontratë të punës”, ka thënë ai.

Ndërsa sa u përket pakënaqësive të punëtorëve, kryesindikalisti Isufi ka thënë se pasi që të përfundojë ky proces nëse shihet se dikush ka pakënaqësi ato do të merren parasysh.

“Mua deri më tani nuk mu ka ankuar asnjë punëtor, mirëpo nëse do të ketë ankesa sigurisht se do të merren parasysh”, ka përfunduar ai.

/zeri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)