Punëtorët spanjollë të hekurudhës vazhdojnë grevën
Madrid, 5 nëntor - Pas një pauze të shkurtër, punëtorët spanjollë të transportit publik, sërish hyjnë në grevë, njofton agjencia e lajmeve AFP.
Punëtorët spanjollë të hekurudhës nuk janë dakord me planin e ristrukturimit të kompanisë Renfe, e cila është në pronësi të shtetit dhe kompania ADIF që ofron shërbimet e mirëmbajtjes ka privatizuar atë, ku sipas sindikatave, kompania privatizuese duhet të paguajë punëtorët.
Më parë për tre ditë rresht, dy orë në ditë ishte paralizuar trafiku, por sot dhe nesër siç është njoftuar, do të sigurohet vetëm një e treta e të gjitha shërbimeve. Sërish humbës në këtë rast do të jenë qytetarët.
Qeveria spanjolle planifikon të ofrojë rrjetin hekurudhor të operatorëve privatë, për të kompensuar humbjen e kompanive shtetërore.
Tre prej tyre që janë aktive në këtë sektor kanë borxh gati 21 miliardë euro. Sipas të dhënave të fundit, punëtorët e këtij sektori sot do të vazhdojnë grevën e tyre.