Punëtoret serish protestojnë kundër shitjes së PTK-së

Prishtinë, 3 prill - Federata Sindikale e Punëtorëve (FSP) të Postë Telekomit të Kosovës (PTK) serish sot ka portestuar kundër privatizimit të PTK-së.
Punëtorët e Postës dhe Telekomit të Kosovës përmes protestave kanë shprehur kundërshtimin e tyre për të privatizuar PTK-në.
Deputet keni kujdes kur është në pyetje privatizim i PTK-së, Besim Beqaj, mos pengo perspektiven e punëtorëve, Duam Referendum, duam ligj të veçantë për PTK-në.
Këto kanë qenë disa nga parullat të cilat i janë drejtuar Qeverisë së Kosovës për mos privatizon e PTK-së.
Protesta ka të bëjë me kundërshtimin për mos privatizimin e PTK-së, për mos nënshkrimin e kontratës kolektive për punëtorët tanë.\"
\"Le ta dinë mirë qeveritarët tanë, Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe të gjithë të tjerët se nëse vazhdojnë me shitjen, ne dhe pjesa dërmuese e qytetarëve nuk e pranojnë këtë mënyrë të privatizimit, tha kreu i kësaj sindikate, Milazim Alishiqi.
Sindikata po ashtu i ka bërë thirrje edhe ofertuesve të cilët tentojnë që ta blejnë PTK-në, që të heqin dot nga kjo, ngase sipas tyre, nuk janë të sigurt që ta blejnë më një çmimin që po flitet ne opinion.