22 Dhjetor 2024

Punëtorët nisin protestat kundër zhvatjes së Telekomit nga Devollet

Prishtinë, 16 nëntor - Punëtorët e Telekomit të Kosovës protestojnë si dhe do të fillojnë grevën e përgjithshme para Qeveris se Republikës se Kosovës lidhur me bllokimin e llogarive bankare dhe zhvatjes së Postë Telekomit të Kosovës nga Devollët.

Federata e Sindikatave të Pavarura të Postë Telekomit të Kosovës (FSP-PTK) ka deklaruar se në vitet e fundit ka bërë maksimumin në denoncimet për kontratat e dëmshme dhe faktorët që kanë ndikuar në gjendjen aktuale të kompanisë, denoncime këto që i ka bërë në Prokurorin e Shtetit dhe përmes mediave.

FSP-PTK ka vazhduar edhe me informimin për gjendjen aktuale të Telekomit, tek Ministria përkatëse dhe deri te Kryeministri, mirëpo deri më tani ka hasur në veshë të shurdhër.

Kompania Dardafon (ish-Zmobile) ka qenë dhe është kontratë kriminale, e cila Telekomit i ka shkaktuar humbje mbi 200 milion euro.   

"Me datën 26.10.2020 për herën e dytë, Telekomit të Kosovës nga zhvatësit Devollet i janë bllokuar llogaritë bankare. Bllokimi i dytë brenda 3 muajve dhe tërheqja e mjeteve financiare, ka rrezikuar operimin e kompanisë dhe mirëqenien e punëtoreve.''

''Prej datës 26.10.2020 e deri me tani, FSP-PTK ka bërë përpjekje për zgjidhjen e kësaj gjendje përmes dialogut social, mirëpo Aksionarit (Qeverisë të Republikës së Kosovës) nuk i kanë marre parasysh kërkesat tonë për një zgjidhje emergjente, që çon në ruajtjen e kompanisë, punëtorëve dhe rendit publike në Kosovë", ka thënë FSP - PTK.

FSP-PTK ju ka bërë të qartë se shkatërrimi i Telekomit ka ardhë nga Qeveritë dhe kjo gjendje duhet të zgjidhet nga Qeveria sepse Qeveria duhet të merr përgjegjësi për pasurinë që menaxhon, kur dihet se Telekomi i Kosovës është pasuri e qytetarëve të Kosovës.

Ketë pasuri, Kuvendi i Kosovës ja ka besuar për menaxhim dhe zhvillim e Telekomit, Qeverisë të Republikës së Kosovës.

FSP-PTK ketë gjendje e cilëson Alarm i Kuq, sepse në çdo moment janë kah rrezikohen mbi 1 milion konsumatorë të Telekomit, pagat e punëtoreve dhe në fund humbja e vendeve tona të punës.

''Prandaj, neve si punëtore nuk kemi rrugëdalje tjetër, vetëm të protestojmë, protestojmë dhe protestojmë, përkundër masave që ka ndërmarre Qeveria për ruajtjen nga COVID-19", ka deklaruar në fund FSP - PTK.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)