Punëtorët e RTK-së vazhdojnë me protesta
Prishtinë, 2 prill - Punëtorët e Radio Televezionit të Kosovës (RTK) sot vazhdojnë me protestat e radhës me kërkesën për shfuqizimin e vendimit të drejtorit të përgjithshëm të RTK-së Mentor Shala për largimin nga puna të kryetarit të sindikatës Fadil Hoxha dhe nënkryetarit Arsim Halili.
Protesta e sotme mbahet Para Kuvendit te Republikës së Kosovës në kohen kur edhe filllon seanca parlamentare.