Punëtorët e RTK nesër protestojnë kundër menaxhmentit
Prishtinë, 31 mars - Duke marrë parasysh faktin se bordi i RTK-së nuk ka vepruar ende në shfuqizimin e vendimit të drejtorit të përgjithshëm të RTK-së Mentor Shala për largimin nga puna të kryetarit të sindikatës Fadil Hoxha dhe nënkryetarit Arsim Halili, nuk na mbetet tjetër pos që kërkesën tonë ta artikulojmë edhe përmes protestës.
Këshilli organizativ ka vendosur që protesta të mbahet nesër, në orën 12 përballë ndërtesës së Radio Kosovës, aty ku e ka selinë Bordi i RTK-së
Kërkesë e vetme e kësaj proteste është shfuqizimi i këtij vendimi absurd, i cili po e ritheksojmë se bie ndesh me ligjet në fuqi të Republikës