Punëtorët e PTK-së protestojnë në mbarë vendin
Prishtinë, 21 mars - Federata Sindikale e Pavarur e Postë Telekomit të Kosovës, (FSP-PTK) ka paralajmëruar pës sot një protestë para objekteve të PTK-së në të gjitha regjionet e Kosovës dhe do të zgjasin gjysmë ore.
Qëllimi i kësaj proteste e cila fillon nga ora 12.00, është shprehja e pakënaqësive për mos nënshkrimin e Kontratës Kolektive.
\"Për shkak të rëndësisë jetike që ka marrëveshja kolektive e PTK-së,për punëtorët e PTK-së,kërkojmë nga ju që të kontribuoni ne publikimin e këtij njoftimi për këtë protestë, thuhet në një njoftim të lëshuar nga sindikata e PTK-së.