23 Dhjetor 2024

Punëtoret e PTK-së protestojnë kundër vazhdimit të kontratës me Z-Mobile

Prishtinë, 24 qershor - Fedarata Sindikale e Postë Telekomit të Kosovës organizon sot para objektit qendror në Dardani një protestë kundër vazhdimi të kontratës se demshme me Z-Mobile.

Gjatë protestës ata do të shpalosin kërkesat e tyre drejtuar institucioneve përgjegjëse dhe afatet për përmbushjen e tyre, si dhe hapat e mëtutjeshëm të kësaj sindikate nëse dikush pretendon ta vazhdojë kontratën me Z-Mobile.

Sindikalistet kanë paralajmëruar se 30 korriku do të jetë dita kur ndërmarrja ku ata punojnë do të lirohet nga kontrata me Z-Mobile.

Kryetari i FSP të PTK-së, Lamih Balaj, deklaroi se punëtorët janë të bashkuar dhe të vendosur të largojnë krimin e korrupsionin nga Telekomi pavarësisht çmimit që duhet të paguajnë.

“FSP-PTK bashkë me punëtorët janë të bashkuar si asnjëherë më parë që njëherë e përgjithmonë ta largojmë krimin dhe korrupsionin nga Telekomi i Kosovës. Data 30 korrik 2019 është dita kur Telekomi do të lirohet nga kontrata me Z-Mobile. Ne jemi të vendosur si punëtorë bashkërisht pa marrë parasysh çmimin që do të paguajmë, që data 30 korrik 2019 do të jetë dita e fundit e Z Mobile si zhvatëse e Telekomit të Kosovës”, deklaroi Balaj.

FSP e PTK-së në emër të punëtorëve ftoi të gjitha institucionet shtetërore kompetente që t’i bashkohen kauzës së tyre, pasi sipas tyre, ndalojnë një dëm të madh që i ka ndodhur Telekomit të Kosovës.

Balaj ka thënë se Posta i ka dhënë shtetit mbi 480 milionë euro dividendë dhe se ka ardhur koha që Qeveria të marrë vendim për t’ia kthyer këtë shumë ndërmarrjes pasi edhe atëherë kur Qeveria kishte vendosur t’ia marrë këtë e kishte bërë duke shkelur ligjet.

“Telekomi apo gjiganti më i madh në vend është e vetmja ndërmarrje publike që i ka dhënë këtij shteti mbi 480 milionë euro dividendë. Punëtorët e PTK-së së atëhershme një vit pas kthimit në punë kanë punuar pa paga dhe me mjetet e tyre vetanake dhe vullnetare e kanë ngritur Telekomin në piedestalin e ndërmarrjes më të lartë në vend. […] Edhe njëherë i bëj thirrje kryeministrit që sa më parë me e mbledh Qeverinë dhe me marr vendim që me ia kthye Telekomit atë dividendë që padrejtësisht i është marrë nga qeveria e kaluar”, deklaroi Balaj.

Në lidhje me punën e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala, Balaj deklaroi se anëtarët po bëjnë një punë të mirë dhe fisnike duke shtuar se puna e Komisionit mund të vijojë edhe më gjatë pasi të shkëputet kontrata me Z Mobile.

Balaj tha se edhe kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, kërkon që të shkëputet kontrata, por ka informacione se edhe brenda bordit ka njerëz që duan që Telekomi të lirohet nga po kjo kontratë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)