23 Dhjetor 2024

Punëtorët e PTK-së paralajmërojnë radikalizim të protestave

Prishtinë, 21 mars - Punëtorët e Postë Telekomit të Kosovës (PTK) kanë protestuar sërish sot, duke kundërshtuar në mënyrë kategorike privatizimin e aseteve të kësaj ndërmarrje dhe njëherësh duke kërkuar implementimin e Kontratës Kolektive.

Sindikata paralajmëron se nëse nuk nënshkruhet Kontrata Kolektive dhe nuk ndalet privatizimi, atëherë protestat do të jenë më radikale. Milazim Alshiqi, kryetar i Sindikatës Federale të punëtorëve të PTK-së, tha se protestat nuk do të ndalen derisa të nënshkruhet Kontrata Kolektive.

“Hapjen e ofertave me një çmim i cili do të jetë në kundërshtim me interesat e popullit të Kosovës dhe punëtorëve të PTK-së, ne nuk do ta pranojmë. Ne do ta kundërshtojmë me të gjithë forcën që e kemi, me argumentet të cilat i kemi dhe do të kërkojmë që ajo që është e dëmshme të mos realizohet”, tha Alshiqi.

Hanumshahe Ahmeti, njëra nga shumë punëtoret e PTK-së konsideron se me privatizim do të zvogëlohet dukshëm numri i punëtorëve që punojnë në PTK. Kurse, punëtori tjetër Ramdan Makolli, u ankua për kushte të vështira në punë.

“Punëtorët në PTK po punojnë në kushte shumë të vështira. Na mungojnë edhe gjërat elementare. Në depo nuk kemi as letër të bardhë të formatit A4 që u duhet punëtorëve nëpër zyra. Pra, nuk kemi asgjë nga materialet që janë elementare për punë”, tha Makolli.

Ndryshe, një protestë e tillë është zhvilluar sot nëpër të gjitha qendrat e Kosovës, gjegjësisht para ndërtesave të PTK-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)