24 Dhjetor 2024

Punëtorët e Postës protestojnë sot para ndërtesës së Qeverisë

Prishtinë, 13 shtator - Kryesia e Shoqatës Sindikale të Punëtorëve të Postës së Kosovës dhe Kryesia e Shoqatës Sindikale “Postieri” kanë bërë të ditur se pas tri ditë të grevës së përgjithshme, punëtorët e ndërmarrjes publike Posta  e Kosovës do të mbajnë sot protestë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Protesta mbahet me qëllim të realizimit të kërkesave të punëtorëve të Postës.

Kërkesat e punëtorëve të postës janë që Qeveria të kryej urgjentisht obligimin ligjor ndaj Postës - rimbursimin e humbjeve në Shërbimin Universal Postar.
   
Po ashtu Qeveria t’i mundësoj Postës të marrë shërbimet që i ka secili operator postar në rajon dhe më gjerë (pensionet dhe skemat e ndryshme sociale, shpërndarja e faturave për shërbime publike si dhe themelimi i Post-Bankës).

Si dhe kërkesa e fundit e tyre është realizimi i pagave për të gjithë punonjësit e Postës së Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)