Punëtorët e metrosë në Londër në grevë 24 orëshe
Sindikata e metrosë së Londrës po kërkon paga më të larta për makinistët. Ata janë të zemëruar se nuk u është dhënë pagesë shtesë për festat si dhe pushim për ditën e sotme, që në Britani njihet si Boxing Day.
Autoritetet paralajmëruan blerësit se në shërbimin e metrosë do të ketë ndërprerje të gjata ose reduktime. Njerëzit u detyruan të përdorin autobusët ose taksitë për të shkuar në dyqane, të cilët mezi presin tu vijnë klientë për shkak të shitjeve të dobëta muajt e fundit.
Pavarësisht nga greva, blerës të shumtë vërshuan sot nëpër dyqanet e Londrës dhe qyteteve të tjera britanike sapo ato hapën dyert në mëngjes.