Punëtorët e kompanisë ajrore Lufthansa në grevë
Frankfurt, 31 gusht - Ekuipazhi i kabinës në kompaninë ajrore të Gjermanisë Lufthansa do të ndërpresë sot punën në aeroportin e Frankfurtit.
Punëtorët kanë qenë në bisedime me udhëheqjen për 13 muaj të tërë.
Ata kërkojnë rritje të pagesës për 5 për qind, si dhe fundin e punësimeve të përkohshme.
Një zëdhënës i Lufthansa-s ka thënë se greva ka të ngjarë të ndikojë në fluturimet e brendshme dhe evropiane.