24 Dhjetor 2024

Punëtorët e aeroportit të Los Angelesit kundër uljes së pagave

Los Angeles, 5 shtator - Punonjësit e aeroportit në shtetin e Kalifornisë, po vazhdojnë protestat ndaj uljes së pagave të tyre.

Protestuesit u tubuan në aeroportin ndërkombëtar të Los Angelesit, duke hedhur slogane antiqeveritare dhe i ftuan të gjithë punëtorët në Amerikë të solidarizohen kundër punëdhënësve.

 Megjithë paralajmërimet e policisë, kjo protestë u organizua në aeroportin e dytë më të madh të Amerikës dhe punëtorët shprehën pakënaqësinë e tyre ndaj orëve të gjata të punës dhe uljes së pagave.

Qindra mijëra punëtorë amerikanë janë të pakënaqur nga pagat e tyre dhe të enjten parashikohet që punonjësit e restoranteve të zhvillon një një grevë në 60 qytete të mëdha të Amerikës, për të kërkuar rritjen e pagave të tyre.

Minimumi i pagës së një punëtori në Amerikë, që ka mbetur i pandryshuar që nga viti 2009, është 7 dollarë e 25 centë në orë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)