Pullat postare “Fauna - Zogjtë e Kosovës”
Prishtinë, 31 janar - Nga sot Filatelia e Postës së Kosovës lëshon në qarkullim të rregullt postar emisionin e pullave postare të titulluar “Fauna - Zogjtë e Kosovës”.
Zogjtë që shfaqen në këto pulla postare janë shtegëtarë, të përhapur në Shqipëri, Kosovë dhe kryesisht në Evropën Veriperëndimore.
Upupa Epops - Pupëza
Koka e pupëzës është e zbukuruar me pendë të gjatë që duket si një kurorë, me një sqep të hollë dhe të gjatë. Ngjyra e ndryshkut në trup, krahët dhe bishti me ngjyrë të zezë dhe me lara të bardha, i jep bukuri të rrallë. Ushqimi i tyre i preferuar mbeten kandrra dhe larvat.
Falco tinnunculus – Skifteri (sokol)
Sokoli apo Skifteri gjendet në hapësira të gjëra, nëpër fusha, ara të mbjella, këneta, etj. Ushqim i tyre i preferuar mbeten insektet dhe fluturat. Lisi është vendi ku sokoli formon folenë.
Sturnus vulgaris – Starlind, Cerloi i zi pikalosh
Shumohet në koloni me të tjerët dhe mund të thuhet se janë të adaptuar shumë mirë me jetën në qytete, me ç ‘rast në qiellin e hapur formësojnë figura të ndryshme atraktive. Foletë e tyre gjenden në vende të ndryshme: në zgavrat e lisave, në hapësirë të ndryshme të shkëmbinjve, etj.
Podiceps cristatus – Kredharaku kurorëmadh
Ky lloj është më i njohuri i familjes së kredharakëve. Mashkulli në kokë ka kreshtë, bisht të shkurtër, pendët e dendura dhe këmbët e përshtatshme për notim. Ushqehet me peshq, larva të amfibeve, kandrra të ujit, etj. Çerdhen e formon në ujë në mes të bimëve të kënetës ose të liqenit.
Oriolus oriolus – Bengu
Mashkulli i kësaj specie është kryesisht me pendë të verdhë dhe të zezë, ndërsa femra dallohet me ngjyrën e saj të gjelbër. Janë të turpshëm, kanë fluturim të fortë dhe të drejtë me disa ulje të cekëta. Njihen për këngët e tyre të bukura.