23 Dhjetor 2024

Pulla postare për Kampionatin Botëror të Basketbollit

Prishtinë, 30 gusht - Për nder të Kampionatit Botëror të Basketbollit, Filatelia e Postës së Kosovës lëshon në qarkullim emisionin e ri të pullave postare të titulluar “Kampionati botëror i basketbollit FIBA 2019-Kinë”.

Basketbolli, si disiplinë sportive është shumë i popullarizuar edhe në Kosovë. Federata e Basketbollit të Kosovës, ka shënuar ngjarje historike për Republikën e Kosovës, me pranimin e saj në familjen e madhe të basketbollit botëror FIBA, më 15 mars 2015.

Përmes dy pullave postare dhe një blloku filatelik, në mënyrë simbolike prezantohet ky Kampionat edhe pse reprezentacioni i Kosovës nuk arriti të kualifikohet, por padyshim që ndeshjet do të ndiqen nga shumë adhurues të këtij sporti.

Në këtë botëror, që fillon më 31 gusht, do të marrin pjesë 32 skuadra nga të gjitha kontinentet (12 ekipe nga Evropa, 8 nga Azia dhe Oqeania, 5 nga Afrika, 8 nga Amerika), përderisa ndeshjet do të zhvillohen në 8 qytete të shtetit më të populluar në botë. Numri prej 32 ekipeve, që do të ndahet në tetë grupe me nga katër ekipe.

Përmes pullave postare, Filatelia e Postës së Kosovës afirmon sportin në përgjithësi,  si dhe arritjet sportive që i shënon Republika e Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)