PTK promovon produktin më të ri te agroindustrisë dhe bujqësisë
Prishtinë, 9 nëntor - Sot në objektin e Fermës dhe Qumështores Eurolona\" në fshatin Miradi e Epërme, Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa do të promovojë produktin më të ri që i dedikohet ekskluzivisht agroindustrisë dhe bujqësisë.
Me këtë produkt të gjithë fermerët e Kosovës do të kenë një komunikim më të lehtë, më kualitativ dhe me të përballueshëm për xhepin e tyre.
Si produkt është i pari i kësaj natyre në tregun e Kosovës duke dëshmuar se Telekomi i Kosovës/Vala vazhdon të jetë lider në shërbime kualitative dhe inovacion për të gjitha kategoritë dhe grupmoshat.