23 Dhjetor 2024

PTK promovohet në Londër

Londër, 22 maj - Sot në Londër është mbajtur konferenca me investitorët potencial për Postën dhe Telekomin e Kosovës, e ka pasur për qëllim prezantimin e mundësive investuese në fushën e telekomit në Kosovë, përmes blerjes së aksioneve të Postës dhe Telekomit të Kosovës.

Në fjalën e tij para pjesëmarrësve në Konferencë, udhëheqësi i Komisionit Qeveritar për Privatizimin e PTK-së (KQP), Ministri Beqaj, ka garantuar investitorët potencial se në këtë proces do të ndiqen standardet më të larta ndërkombëtare dhe i gjithë procesi do të bazohet në tre premisa kryesore: transparencë, trajtim të barabartë të investitorëve dhe konkurrencë.

Ministri Beqaj po ashtu ka vënë në pah se Republika e Kosovës është duke ndjekur të gjitha hapat e duhura për të përafruar plotësisht infrastrukturën ligjore me atë të BE-së në fushën e telekomit, me qëllim të ngritjes së investimeve private, dhe sigurimit të komunikimeve më të lira dhe kualitative për qytetarët e Kosovës. 

Në të njëjtën kohë, Beqaj ka theksuar se përmes reformave strukturore dhe hyrjes së kapitalit privat në sektorët kyq të ekonomisë së Kosovës, përfshirë transportin, energjinë, telekomin, dhe shërbimet publike, është siguruar që Kosova të ketë një rritje prej 5.3% në vitin 2011.

Me vazhdimin e këtyre reformave, Kosova do të sigurojë një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik përmbi mesatarën europiane, dhe qytetarët e Kosovës do të kenë kushte shumë të mira të jetesës. 

Kryesuesi i KQP-së ka vlerësuar se PTK-ja është kompani udhëheqëse në sektorin e telefonisë mobile dhe fikse në Kosovë, si nga numri i abonentëve poashtu edhe nga kualiteti i shërbimeve. Mirëpo, vlera shtesë e PTK-së bazohet në potencialin për zgjerim që ka kjo kompani.

“Kosova, që ka popullin më të ri ne Evropë, po ashtu ka edhe nivelin e depërtueshmërisë më të ulët në  tregun e telefonisë mobile dhe fikse, dhe kjo pasqyron një mundësi të madhe për rritjen e abonentëve dhe zhvillimin e produkteve të reja”, tha ai.

Sipas ministrit Beqaj, me hyrjen e investitorit privatë në PTK, pritet që sektori i telekomit të ketë një zhvillim me trend shumë më të shpejtë dhe transfer të njohurive të reja. 

Në këtë konferencë po ashtu kanë marrë pjesë Këshilltarët e Transaksionit, Lazard Freres, të cilët kanë shpjeguar procedurën konkurruese ndërkombëtare që do të udhëhiqet, Drejtori Menaxhues i PTK-së, Ejup Qerimi, i cili ka shpjeguar pozitën e PTK-së në sektorin e telekomit, dhe deputetja si dhe përfaqësuesja e Komisionit Parlamentar për Zhvillim të Parlamentit të Kosovës, Sala Berisha-Shala!

Investitorët potencial pjesëmarrës në konferencë kanë vlerësuar se PTK-ja është ndërmarrje mjaft atraktive për të shtrirë investimet e tyre dhe se tregu i telekomit në Kosovë ofron mundësi të mirë për zhvillim të mëtutjeshëm.

Konferenca u karakterizua me pjesëmarrje të gjerë të investitorëve nga e gjithë bota, investitorët pjesëmarrës ishin:

1.    Accelero Capital (Angli, Francë, Egjipt)
2.    Alchemy Telekom (Shtetet e Bashkuara të Amerikës)
3.    Avicenna Capital ( Angli)
4.    Axos Capital  (Gjermani)
5.    Bain Capital  (Angli)
6.    Delta Partners Group (Emiratet e Bashkuara Arabe)
7.    Ethemba Capital ( Angli)
8.    Genii Capital (Angli, Luksemburg)
9.    Goldmark Telecommunications (Anlgi)
10.    Hrvatske Telekom  (Kroaci), pronë e Deutche Telekom
11.    IFC (Angli)
12.    Magyar Telecom (Hungari), pronë e Deutche Telekom
13.    Monaco Telecom  (Monako)
14.    Mubadala  (Emiratet e Bashkuara Arabe)
15.    Novator  (Angli, Island)
16.    Searchlight (Angli)
17.    Tradestonegroup ( Angli)

Komisioni Qeveritar për Privatizim të PTK-së, ka paraparë mbajtjen edhe të një konference të ngjashme në Stamboll javën e ardhshme.

Ndërsa rezultatet e këtyre konferencave do të shërbejnë për përgatitje të analizimit të tregut dhe përgatitje të strategjisë për privatizim të PTK-së.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)