23 Dhjetor 2024

PTK pajiset me sistemin fiskal

Prishtinë, 23 nëntor - Postë Telekomi i Kosovës (PTK ) sot ka zyrtarizuar një proces të rëndësishëm siç është funksionalizimi i tërë sistemit fiskal të kompanisë. Fiskalizimi është edhe një kontribut i radhës i PTK-së ndaj buxhetit të Kosovës.

Rreth 300 pajisje fiskale, përfshirë arka dhe shtypës fiskal që nga fillimi i këtij muaji janë aktivizuar në të gjitha zyrat postare të PTK-së në tërë territorin e vendit, ndërkohë që 45 arka fiskale të tjera nëpër zyra të ndryshme postare janë në proces të implementimit dhe instalimit teknik, në mënyrë që të mbulohen të gjitha sportelet në Kosovë.

“Ky proces, para së gjithash tregon se PTK tashmë ka finalizuar me sukses të plotë fazën përfundimtare të implementimit të projektit për fiskalizimin e rrjetit të shitjes në tri Njësitë e Biznesit, Posta e Kosovës, Telekomi dhe Vala dhe në të njëjtën kjo kohë dëshmon më së miri se Posta dhe Telekomi i Kosovës, përveç që është kompania numër një për kontributin tatimor dhe financiar ndaj buxhetit të Republikës së Kosovës, është gjithashtu kompania që me mbi 400 sportele të shitjes në gjithë territorin e Kosovës do të vazhdojë që të përmbush të gjitha obligimet që i takojnë ndaj Qeverisë së Kosovës”, është shprehur Kryeshefi Ekzekutiv i PTK-së, Dr. Shyqyri Haxha në ceremoninë e organizuar me këtë rast.
 
Ambasadori i Britanisë se Madhe në Kosovë, z. Ian Cameron Cliff, duke uruar për realizimin e suksesshëm të këtij projekti, deklaroi se instalimi i sistemit të pajisjeve fiskale në PTK është në përputhje me sistemin modern fiskal të vendeve të Evropës.

Nga ana e tij, edhe ambasadori i Francës në Kosovë, z. Jean François Fitou, me këtë rast theksoi se implementimi i këtij projekti shënon suksesin e radhës të PTK-së në përmbushjen e obligimeve tatimore ndaj shtetit dhe një hap më tej në rrugën e zhvillimit dhe modernizimit të saj të suksesshëm në të ardhmen.

Me fiskalizmin në tërësi të PTK-së, kjo kompani ka kryer obligimin e saj ligjor ndaj kërkesës së Ministrisë së Financave, respektivisht Administratës Tatimore të Kosovës.

Mirëpo pavarësisht këtij fakti, PTK ka derdhur deri më tash në buxhetin e vendit miliona euro në emër të taksave dhe tatimeve, që do të thotë se është dhe vazhdon të mbetet numër një sa i përket kryerjes së obligimeve ndaj shtetit si tatimpaguesi më i madh në Kosovë. 

Duhet theksuar se fiskalizimi i pajisjeve fiskale në Postën dhe Telekomin e Kosovës është përveç të tjerash edhe një dëshmi më shumë për arritjet e mëdha që ka pasur kjo kompani, sidomos në tri vitet e fundit dhe kjo falë angazhimit dhe përkushtimit maksimal të menaxhmentit aktual në krye me Dr. Shyqyri Haxhën

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)