PTK nga sot emërtohet Telekomi i Kosovës
Drejtori i PTK-së, Agron Mustafa ka thënë së duke marrë parasysh procesin aktual të riorganizimit të kompanisë, numrin e konsumatorëve, kontributin në të hyra të korporatës, perceptimit më pozitiv për brendin e Vala dhe kapitalin të cilin Vala e ka krijuar me vite të tëra në treg, i gjithë biznesi dhe aktiviteti jonë do të bëhet me brendin Vala, duke nënkuptuar kështu edhe vazhdimin e shfrytëzimit të logos së Valës.
"Të gjithë tashmë e kemi ditur, që nga ndarja e Postës së Kosovës nga ne, me vite të tëra PTK-ja është ballafaquar me nevojën për ndryshimin e emërtimit të emrit, qoftë në aspektin ligjor, e poashtu edhe në drejtimin komercial."
"Ende për shumicën e popullatës, e madje edhe për shumicën e punëtorëve të PTK-së quhemi Postë. Kjo ka krijuar shpeshherë konfuzion dhe dëmtim të imazhit, si për ne po ashtu edhe Postën e Kosovës!"
"Andaj, duke marrë parasysh këto fakte reale, neve na është dashur të mendojmë seriozisht për këtë çështje problematike, cka edhe sot u kurorëzua me vendimin qeveritar. Nga sot, korporata jonë emërtohet Telekomi i Kosovës Sh.A", ka theksuar Mustafa.