23 Dhjetor 2024

PTK ndanë 6000 euro për familjen Berisha

Prishtinë, 10 shkurt - Posta dhe Telekomi i Kosovës ka ndarë një shumë prej 6000 euro për familjen Berisha nga Vasileva e Drenasit, e cila si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit në shtëpinë e tyre gjetën vdekjen kryefamiljari me bashkëshortën dhe të ëmën.

U. D. i Kryeshefi Ekzekutiv i PTK, z. Nuredin Krasniqi ka bërë të ditur se fatkeqësia e rëndë e familjes Berisha ka prekur të gjithë punëtorët e PTK-së dhe në shenjë të humanitetit njerëzor është vendosur që t’i ofrohet kjo ndihmë modeste kësaj familje që humbi tre anëtarë të saj.
 
“Fatkeqësia që i ka ndodhur familjes Berisha në Vasilevë është me të vërtetë një dhimbje e madhe për të gjithë ne, por ne sot kemi vendosur që ta ndihmojmë atë me 6000 euro në shenjë të solidarizimit me dhimbjen e madhe ndaj tyre”, është shprehur me këtë rast, u.d. i Kryeshefit Ekzekutiv të PTK-së, Nuredin Krasniqi. 

Sipas tij, PTK do të vazhdoi të ndihmojë kurdo dhe kudo që ka mundësi financiare, natyrisht duke pasur në konsideratë autorizimet ligjore dhe mundësitë financiare.

“PTK edhe në raste fatkeqësish të tilla, e ndien si obligim moral që të shpreh solidaritetin njerëzor dhe të japë aq sa mundet për të ndihmuar këto familje në kësi tragjedish”, është shprehur z.Krasniqi duke shtuar se PTK është në shërbim të qytetarëve të Kosovës dhe me ata i ndajmë jo vetëm shërbimet  tona, por edhe humanitetin e përbashkët.

PTK është ndër institucionet e vetme që vitet e fundit ka kontribuar dhe ka ndihmuar më së shumti në Kosovë në aspektin social, human, kulturor, artistik dhe sportiv.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)