23 Dhjetor 2024

PTK ndanë 5000 euro për familjet skamnore

Prishtinë, 29 gusht - Posta dhe Telekomi i Kosovës (PTK) ka ndarë një shumë prej 5000 euro për familjet me gjendje të rëndë sociale. Kjo ndihmë e ndarë nga PTK-ja do t’u shpërndahet 100 familjeve me kushte të vështira ekonomike, ndërkohë që Sindikata e PTK-së do të identifikojë nëpër regjione ato familje që jetojnë në kushte të mundimshme sociale.

Kryeshefi Ekzekutiv i PTK, dr. Shyqyri Haxha ka pohuar se për shkak të afarizmit të suksesshëm dhe në shenjë të humanitetit njerëzor është vendosur që për nder të festës së Fitër Bajramit t’u ofrohet një ndihmë modeste familjeve skamnore në Kosovë.

“Qëllimi është që t’i gëzojmë sadopak ato familje me nevojë që kjo festë e nderuar mund t’i ketë gjetur në kushte të mjerueshme, prandaj ne si PTK i kemi ndarë një ndihmë të vogël për festën e Fitër Bajramit”, është shprehur me këtë rast, Kryeshefi Ekzekutiv i PTK-së, Dr. Shyqyri Haxha.

Sipas tij, PTK do të vazhdoi të ndihmojë kurdo dhe kudo që ka mundësi financiare, natyrisht duke pasur në konsideratë autorizimet ligjore dhe mundësitë financiare.

“PTK është pasuri e Kosovës dhe në raste të tilla festash ndiejmë si obligim që të shprehim solidaritetin tonë njerëzor dhe të japim ndihmë modeste për të zbutur sadopak vështirësitë ekonomike të këtyre familjeve”, është shprehur Dr. Haxha duke shtuar se PTK është në shërbim të qytetarëve të Kosovës dhe me ata i ndajmë jo vetëm shërbimet  tona, por edhe humanitetin e përbashkët.

PTK është ndër institucionet që prej dy vitesh ka kontribuar dhe ka ndihmuar më së shumti në Kosovë në aspektin social, human, kulturor, artistik dhe sportiv. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)