PTK me ofertë speciale për festën e Fitër Bajramit
Prishtinë, 7 shtator - Operatori publik mobil Vala, lanson në treg ofertën speciale për festën e Fitër Bajramit, ku do tiu mundësohet mbi 1 milion konsumatorëve të saj komunikimi përmes SMS-ve për vetëm 1 cent brenda Vala-s.
Kjo ofertë do të vlejë ditën e enjte, përkatësisht në ditën e festës së Fitër Bajramit.
Gjithashtu gjatë kësaj feste, PTK do të aplikojë tarifën e lirë, që do të thotë se të gjithë konsumatorët e VALA-s do të përfitojnë nga komunikimi prej vetëm 4 cent për minutë.
Si çdo herë tjetër, edhe për këtë festë, oferta e operatorit Vala është ndër më atraktivet dhe mundëson komunikimin pa kurrfarë pengese, dërgimin e miliona mesazheve (SMS-ve) dhe realizimin e thirrjeve, përmes të cilave konsumatorët tanë, do tu përcjellin urimet e tyre familjarëve dhe miqve anë e mbanë Kosovës dhe jashtë saj.
Kjo ofertë e re e operatorit VALA, si dhe produktet dhe shërbimet e tjera që do të pasojnë gjatë muajve në vijim, janë edhe një dëshmi më shumë, e synimeve dhe sukseseve të mëdha të PTK-së. Kjo ofertë speciale, e lansuar për festën e Fitër Bajramit, tregon se përqendrimi ynë i vetëm ka qenë dhe vazhdon të mbetet konsumatori dhe përmbushja e kërkesave të tyre, për një komunikim të lirë dhe dhe sa më cilësor, ka thënë dr. Shyqyri Haxha, Kryeshef Ekzekutiv i PTK-së me rastin e lansimit të kësaj oferte speciale për këtë festë duke i uruar të gjithë konsumatorët e PTK-së Fitër Bajramin.
Me investimet që kanë nisur dhe ato që tashmë kanë përfunduar në VALA, PTK do të jetë në gjendje që përveç produkteve dhe shërbimeve të reja, të cilat po iu ofrohen konsumatorëve, njëkohësisht tu ofrohen ato me një kualitet të lartë dhe kjo është dëshmuar për festat e fundit ku për herë të parë në historinë e saj VALA ka funksionuar pa asnjë problem.
Vitin e kaluar me rastin e festës së Bajramit, Vala ka shënuar rekord të ri, për faktin se mbi 3 milionë e gjysmë mesazhe (SMS), janë dërguar suksesshëm vetëm në ditën e festës së Fitër Bajramit, ndërkohë që janë regjistruar 3. 9 milonë minuta bisedë të konsumatorëve prepaid të Vala-s. Me këtë rast, vlen të theksohet fakti se pas dhjetë vjet operimi, operatori Vala ka qenë 100 përqind i suksesshëm dhe ka treguar rezultate rekorde.
Krahasuar me vitin e kaluar, në po të njëjtën periudhë, Vala ka dyfishuar numrin e SMS-ve të dërguar dhe të realizuar.