PTK mbështetë QKUK-në
Prishtinë, 11 tetor - Një delegacion i PTK-së, me në krye Drejtorin e Telekomit të Kosovës z. Bislim Fetahu, sot ka vizituar Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ( QKUK). Delegacionin e priti drejtori ekzekutiv i QKUK-së, z. Ali Sadriu me bashkëpunëtorë. Në takim u biseduan problemet që ka QKUK me rrjetin e telekomunikimit dhe format se si mund të zgjidhen këto telashe.
Drejtori ekzekutiv i QKUK-së, njoftoi drejtorin e Telekomit të Kosovës në lidhje me rrjetin ekzistues të telekomunikimit në QKUK. Në anën tjetër, Z. Bislim Fetahu, Drejtor i Telekomit të Kosovës, shprehu mbështetjen tij dhe të PTK-së, për të realizuar projektin në fushën e telekomunikimit. QKUK dhe PTK kanë hartuar një plan operativ, i cili do të realizohet me ndihmën e PTK-së, e cili parasheh zhvillimin e rrjetit të telekomunikimit në QKUK, po ashtu, janë caktuar edhe ekipet të cilat do të punojnë në këtë drejtim.