PTK lanson shërbimin WiFi në 60 lokalitete të Kosovës
Prekaz, 24 qershor - Posta dhe Telekomi i Kosoves ka filluar implementimin e projektit WiFi, përkatësisht ofrimin e shërbimit të internetit pa tela, të quajtur WiFi PiK@. Ky projekt është i ndarë në disa faza të zhvillimit, derisa për fazën e parë ky shërbim do tu ofrohet gjithë konsumatorëve pa pagesë.
Instalimi dhe promovimi i parë i këtij shërbimi është bërë në fshatin Prekaz, respektivisht në kompleksin Kulla e Jasharajve.
Në këtë fazë janë instaluar gjithsejt 60 pika, të cilat janë kryesisht afër pikave shitëse të PTK-së dhe nëpër sheshet e qyteteve kryesore të Kosovës, ndërkohë që do të instalohen 300 pika të mbulimit në gjithë territorin e vendit.
PTK me këtë projekt synon të mbulojë hapësira publike me qasje të internetit nëpër të gjitha sheshet dhe bulevardet e qyteteve kryesore të vendit, parqet, Shoqatat e Veteranëve dhe Invalidëve të Luftës, Shoqatat e Familjeve të të Zhdukurve të Luftës, vendpushimet e ndryshme, Qendrat Tregtare, Stacionet e Autobusëve, Aeorportin Ndërkombëtar të Prishtines, Qendra e Studentëve, Shkollat e Mesme, disa Fakultete, me nje fjale vendet me frekuentim më të madh të njerëzve.
Saktësisht deri më tash janë realizuar 60 pika të prezencës me WiFi duke përfshirë Prishtinën në 19 pika, Prizreni, Peja, Ferizaji dhe Mitrovica nga 7 pika, derisa Gjakova dhe Gjilani nga gjashtë pika të shërbimit WiFi.
Qëllimi kryesor i këtij projekti të PTK-së është ofrimi i shërbimeve kualitative të internetit për të gjithë klientët duke u ofruar fillimisht këtë shërbim pa pagesë, derisa më vonë do tu ofrohet të gjithëve ofertë tejet atraktive çmimesh, ndërkaq shërbime pa pagesë do të përfitojnë klientët ekzistues të Telekomit të Kosovës, ka theksuar Kryeshefi Ekzekutiv i PTK-së, Dr. Shyqyri Haxha.
Sipas tij, objektiv kryesor është ofrimi i mobilitetit për internet me shpejtësi të lartë dhe kosto të ulët për këtë shërbim.
Nga ana e tij, përfaqësuesi i familjes Jasharaj bëri të ditur se meqë ky kompleks ka vizitorë të shumtë, projekti më i ri i PTK-së është tejet i qëlluar.
Me këtë shërbim PTK do tu dalë në ndihmë të gjithë ata vizitorëve që vijnë për të vizituar këtë kompleks, të cilëve do tu mundësohet pushimi dhe vizita këtu duke pasur qasje në internet dhe ky është edhe një tjetër shërbim që po na ofrohet nga kjo kompani në krye me menaxhmentin aktual, ka deklaruar Murat Jashari.
Me shërbimin më të ri WiFi PiK@ apo zonat e internetit pa tela nga Telekomi i Kosovës, çdo konsumator mund të ketë qasje në internet për secilin vendbanim dhe në kohë optimale mund ti qaset të dhënave të tij apo informacioneve në Ëeb. Pagesa do të jetë tejet atraktive, ndërkohë që do të jetë e mundur edhe blerja e kohës edhe me SMS.
Viteve të fundit përdorimi i Web-it është rritur pa masë. Dy faktorët kryesorë që ndikojnë në rritjen e përdorimit të shërbimit WiFi janë eksploatimi i pajisjeve mobile (laptopët e vegjël, smartfonet, etj. ) të cilat mundësojnë qasjen në internet me teknologjinë pa tela duke imponuar të qenit online.
Kyçja në WiFi është shumë e thjeshtë, madje edhe për fillestarët e njohurive të teknologjise informative. Vetëm duke e kyçur Laptopin, interneti lidhet me shpejtësi shumë më të mire se EDGE të operatorëve mobil apo WiFi me Teknologji kabllore të operatorëve lokal. Emërtimi i pikave të qasjes të Telekomit të Kosovës është PTK_Telekomi, emri i përdoruesit ptk, ndërsa fjalëkalimi telekomi
Shëtitja në Web, pranimi dhe dërgimi i emailave, shkarkimi i prezentimeve apo tabelave, qasja në informatat e biznesit larg nga zyrja, janë menyrë e re e punës që zgjeron kufijtë e biznesit, mundësuar nga shërbimet e Telekomit të Kosovës.