23 Dhjetor 2024

PTK-ja gjobitet me 170 mijë euro

Prishtinë, 10 gusht - Posta dhe Telekomi i Kosovës (PTK), që udhëhiqet nga Ejup Qerimi, është gjobitur me 170 mijë euro për shkelje të Ligjit të telekomunikacionit, si dhe vonesë në shlyerjen e obligimeve tatimore.

Përmes një vendimi, bordi i Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit (ART) për shfrytëzim të paautorizuar të brezit frekuencor “E-GSM (880.2 – 889.8 & 925.2 – 934.8 MHz” e ka gjobitur PTK-në me hiç më pak se 150 mijë euro.

Ndërkaq, Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) e ka gjobitur me 25 mijë euro për vonesa në pagesën e tatimeve.

Kryetari i bordit të ART-së Ekrem Hoxha konfirmon se bordi ka shqiptuar gjobën për kompaninë publike më fitimprurëse në vend. “Po në bazë të dispozitave ligjore ART-ja e ka gjobitur me 150 mijë euro PTK-në”, tha Hoxha.

Në vendimin e ART-së, thuhet se PTK-ja ka shfrytëzuar në formë të paautorizuar brezin frekuentues “E-GSM (880.2 – 889.8 & 925.2 – 934.8 MHz” me dhe për qëllime të ofrimit të shërbimeve të telefonisë mobile për qëllime komerciale.

Më tej thuhet se PTK-ja ka tejkaluar kushtet e parapara me pikën 3 të Licencës Nr. 111/04 për instalimin, mirëmbajtjen dhe operimin e rrjetit të komunikimeve mobile GSM në territorin e Kosovës, ku me theks të veçantë tejkalimin e shfrytëzimit të brezit frekuencor E-GSM për shërbime të telefonisë mobile, shkruan Zëri.

Edhe drejtori i ATK-së Behxhet Haliti ka konfirmuar se PTK-ja është ndëshkuar vonesa në pagesën e tatimeve.

Ai thotë se për çdo vonesë mbi 15 ditë të pagesës së tatimeve sistemi në mënyrë automatike llogarit edhe pjesën ndëshkuese.

“Ky sistem është aprovuar nga Kuvendi Kosovës dhe ne nuk mund ta ndryshojmë. Jo veç PTK-ja por kushdo që vonohet në pagesë i llogaritet ndëshkimi”, tha Haliti.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)