PTK-ja 3 milionë euro bakshish Z Mobile
Prishtinë, 5 shkurt - Për 200 mijë numrat që i shfrytëzon operatori mobil virtual Z Mobile, të cilët njëherit i sjellin përfitime milionëshe, PTK-ja vazhdon ti paguajë Monaco Telecomit, në emër të shfrytëzimit të kodit shtetëror (+377).
Çështja e numrave që i ka në shfrytëzim Z Mobile, pronë e Devolli Group, nuk është paraparë në kontratën midis palëve dhe për shkak se kompania publike deri më tani ka humbur hiç më pak se 3 milionë euro.
Për çdo numër me të cilët bën biznes operatori virtual, kompania publike i paguan rreth 50 cent në muaj Monaco Telekomit, me çrast pagesa mujore për 200 mijë numrat e Z Mobile arrin në rreth 100 mijë euro, apo rreth 3 milionë euro për tri vjet sa është në treg operatori mobil virtual.
/Zëri/