PTK humb rreth 12 milionë euro
Prishtinë, 23 korrik - Tetë vjet pas mbylljes së Bankës Kreditore të Prishtinës (BKP), Postë Telekomi i Kosovës nuk ka arritur ti arkëtojë plotë 11 milionë e 873 mijë euro para të veta.
Në një dokument të cilin e ka siguruar gazeta Tribuna, shihet se PTK kishte depozituar në këtë bankë 12 milionë e 600 mijë euro, përderisa në llogarinë rrjedhëse të kësaj banke kishte 2 milionë e 837 mijë euro. Në total i bie se PTK në kohën e mbylljes së kësaj banke kishte 15 milionë 437 mijë euro.
Që nga ajo kohë PTK-së i janë kthyer vetëm 3 milionë e 564 mijë euro, me çrast menaxhmenti i PTK-së pjesën tjetër të mbetur të parave në vlerë prej 11 milionë e 873 mijë euro e ka shpallur si të humbur.(Tribuna)