Provimi për patent shofer tani behët në formë elektronike
Prishtinë, 4 prill - Ministria e Infrastrukturës (MI) ka nënshkruar kontraten për projektin etestimi, me kompaninë përfituese PBC shpk.
Në këtë kontratë parashihet kalimi i mbajtjës së provimit teorik për patent shofer nga forma manuale e deri tanishme, në atë elektronike.
Sipas kushteve të kontratës kompania përfituese e tenderit në afat prej tre muajsh nga dita e nënshkrimit të kontratës është e obliguar që të paraqesë aplikacionin e kompletuar dhe më pas të filloi me fazën e pilot-projektit, e cila fazë do të realizohet për tre muaj dhe nëse pilot projekti rezulton të jetë i suksesshëm do të bëhet shtrirja e aplikacionit në të gjitha Qendrat e Testimit.
Mirëmbajtja dhe garancioni është paraparë për një periudhë tri vjeçare. Çmimi i kontratës kap vlerën e 239,898.98 .
Ky aplikacion do tiu mundësojë kandidatëve të cilët i nënshtrohen provimit për patent shoferi në testimin teorik që në mënyrë elektronike (nëpërmes kompjuterit) të plotësojnë testin dhe të marrin rezultatin.
Aplikacioni do të përbehet nga një bankë e pyetjeve te cilat përzgjedhën nga vetë aplikacioni. Përmes këtij aplikacioni do të rritet cilësia e testimit, transparenca dhe efikasiteti, si në numrin e testimeve po ashtu edhe në dhënien e rezultatit.