23 Dhjetor 2024

Protestë e fuqishme e taksistëve në Athinë kundër qeverisë

Athinë, 14 shtator - Rreth 7.000 taksistë nga Athina dhe gjithë Greqia mbajtën mbrëmë një protestë të fuqishme, që përfundoi para parlamentit, ku ministri i Transporteve Janis Ragusis informonte grupin socialist parlamentar për rregullimet e fundit të projektligjit, që prek profesionin e taksistëve.

Taksistët, që ishin në grevë 48-orëshe, kërkuan edhe një herë me forcë tërheqjen e projektiligjit, që u shtetëzon lejet pa shpërblim dhe hap rrugën, siç thonë, për krijimin e karteleve.

Atmosfera u elektrizua edhe më tepër para parlamentit të mbrojtur nga forca të mëdha policore dhe një gardh i hekurt, kur kryesindikalisti Thimios Liberopullos në fjalën e tij kërcënoi se “do të vihen në shënjestër” deputetët, që do të votojnë ligjin.

“Politikisht”, sqaroi më pas. “Të largohet kjo qeveri e rrezikshme” ishte thirrja e Liberopullos, që paralajmëroi për protesta të reja, por edhe mospagesën e TVSH-së dhe detyrimeve ndaj bankave dhe arkave të siguracionit social, shifër kjo rreth 2 miliardë euro.

Brenda parlamentit me shprehjen “flasim për momente kritike për vendin” ministri i Transporteve nuk la asnjë hapësirë për tërheqje.

Ai shpalli bile edhe “hapjen tani”  edhe për kamionat duke shfuqizuar periudhën kalimtare 3-vjeçare të vendosur më parë.

Hapja e “profesioneve të mbyllura”, me synim hapjen e vendeve të punës, përmbahet si obligim në memorandumin me troikën. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)