Protesta kundër privatzimit të PTK-së pa Kontratë kolektive
Prishtinë, 12 shtator - Federata Sindikale e Pavarur e Postë Telekomit të Kosovës, ka paralajmëruar për sot nga ora 12.00 deri në ora 13.00, se do të mbajë protestë për të kundërshtuar privatizimin e PTK-së pa Kontratë kolektive.
Protesta do të fillon para objektit kryesorë të PTK-së në Prishtinë dhe do të përfundon para objektit të Kuvendit të Kosovës
Arsyeja e protestës është mos nënshkrimi i kontratës kolektive në nivel të PTK-së.
Kërkesa kryesore që do të shprehet me protestë është nuk pajtohemi me privatizim të PTK-së, pa Kontratë kolektive